Burrel, vidhnin energjinë elektrike – OSHEE: Kallëzim penal për 4 persona
OSHEE është duke zbatuar planin e kontrollit për abonentët debitorë, duke u fokusuar tek abuzuesit e energjisë, në kuadër të formalizimit të mëtejshëm të sektorit dhe respektimit të ligjit për pagesat e faturave të konsumit
Pas rasteve të publikuara për rajonin Shkodër, grupet e Task- Forcës në rajonin e Burrelit kanë zbuluar raste te abonentëve, të cilët furnizoheshin përmes lidhjeve të paligjshme dhe pa pasur kontratë me kompaninë.
Konkretisht, nga kontrollet e ushtruara ditët e fundit, janë konstatuar raste të vjedhjes së energjisë në zonat Bulqizë dhe Dibër, duke proceduar në polici, abonentët S.M., Q. SH., J. A. dhe F. A. (dy të fundit, merrnin energji pa pasur kontratë me OSHEE).
Hetimet për këta shtetas i kanë kaluar organeve kompetente, ndërsa Drejtoria Rajonale e OSHEE Burrel vijon kontrollet për prerjet e dritave ndaj debitorëve dhe kallëzimin në polici të vjedhësve.
Në dy muajt e fundit janë regjistruar mbi 50 raste, familjar dhe biznes, të cilët kanë përfunduar në polici si pasojë e vjedhjes së energjisë përmes mekanizmit të cenimit (manipulimit) të matësit, lidhjes së paligjshme, furnizimit pa kontratë, etj.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.