Bursa afron Shqipërinë me Europën, KE: Licencimi i ALSE sjell progres në tregun financiar
Licencimi i bursës së parë private shqiptare është një hap mjaft i rëndësishëm para në përmbushjen e kritereve financiare dhe ekonomike të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
Këtë gjë e thotë vetë Komisioni Europian, që në vlerësimin e progresit të vendit tonë drejt Europës vë theksin edhe te ky hap mjaft i rëndësishëm.
“Progres është bërë në drejtim të infrastrukturës së tregjeve financiare me licencimin e bursës së parë private shqiptare, që filloi punën në shkurt të vitit 2018. Ndërsa bursa me kapital shtetëror ndërkohë vijon të jetë e mbyllur”, nënvizon Brukseli zyrtar.
Licencimi i bursës së parë private shqiptare vlerësohet si një hap mjaft i rëndësishëm përpara i tregut financiar në vendin tonë edhe nga ekspertët, në një kohë që Shqipëria deri më tani ishte i vetmi vend rajonal pa një bursë aktive.
Prania e saj, do të diversifikojë ndjeshëm portofolin e investimeve të shqiptarëve dhe në të ardhmen do t`i vijë në ndihmë kompanive të ndryshme për të rritur kapitalin.
Përveç të tjerash, licencimi i Albanian Stock Exchange (ALSE) e afron Shqipërinë edhe më shumë me Europën.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.