Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike shpall tenderin me fond 225 milionë lekë/ Projekti, për platformën elektronike ndërkufitare
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike shpall projektin me fond 225 milionë lekë/ Projekti, për platformën elektronike ndërkufitare
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ka shpallur një tender me fond 225 milionë lekë, në Agjencinë e Prokurimit Publik. Objekti I tenderit është “Platfoma Elektronike e Tregtimit për Tregun e Ditës në Avancë dhe atë Brenda të njëjtës Ditë, Infrastruktura dhe Shërbimet e Kërkuara për Operimin e Tregut të Organizuar në Shqipëri dhe Kosovë”.
Kohëzgjatja e projektit është 4 vjet, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.