Bursa, tjetër hap drejt operimit. Rama: “Qeveria po punon për të listuar kompani shtetërore, duhet besueshmëri”
Qeveria shqiptare po punon për bursën, por duke hedhur hapa të sigurt e te kujdesshëm dhe të sigurt për të patur kthim pas të procesit. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, i pyetur nga TV SCAN për këtë çështje. Ndërkohë që u ndal edhe të modernizimi i shërbimeve online, në veçanti në portalin e e-albania, që ka sjellë një ndryshim rrënjësor në ofrimin e shërbimeve.
“Folëm për bursën dhe mua mu kujtua një tjetër premtim I Lulit për ngritjen e bursës së energjisë që është e ngritur. Përsa i përket pyetjes, sigurisht që po, port me terezi dhe hapa të sigurtë, që të mos bëjmë hapa të nxituar dhe të detyrohemi të kthehemi mbrapsht sepse është një fushë e re, delikate dhe do besueshmëri të lartë.”
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Informacionit, Linda Karanaj, tha se për ligjin për pronarët përfitues janë hedhur të gjitha hapat e duhur në aplikimin në e-Albania dhe procesi ka qenë pa kosto në buxhetin e shtetit. Në lidhje me të vërbërit dhe a kanë akses në portal, zonja Karçanaj tha se po punohet dhe do jetë shumë shpejt gati.
“Ligji për pronarët përfitues siç e thatë ka qenë kërkesë e MoneyVal dh është miratuar në fillim të 2020 dhe po këtë vit dolën edhe detajet nënligjore ku detajonin edhe formën e aplikimit. Që nga dalja e ligjit pronarët përfitues e kanë të qartë se cili është seti dokumentues që duhet të kenë gati dhe nënshkrimi elektronik që ata e njohin si koncept sepse shumica e kanë marrë për shërbime të tjera. Sistemi u bë për 30 ditë pa asnjë kosto për Buxhetin e Shteti dhe mund të themi për momentin se është I konsoliduar dhe janë mbi 1300 aplikime në sistem dhe që po shqyrton nga QKB dhe mendoj se afati deri më 31 mars është I mjaftueshëm për të kryer një aplikim që nuk shkon më shumë se 10 minuta si proces. Kam një merak për përgjigjen e Arbërit. Kemi plan afatshkurtër në shtat me E-Albana që t’I shërbejmë edhe persona me pamundësi shikimi apo dëgjimi. ”- Linda Karçanaj, Drejtore e Përgjithshme e AKSHI.
Për të vijuar digjitalizimin e mëtejshëm duhen dhe 4 vite tha zonja Karçanaj.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.