Bursat dhe tarifat – MASR bën njoftimin e rëndësishëm: Sekretaritë mësimore të japin informacionin e nevojshëm. Do monitorohen!
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përmes një deklarate për shtyp ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin e studentëve që përfitojnë nga ulja e tarifave e bursave.
“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve të përmendura, në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018, për të vijuar me financimin.”
Sipas MASR-së, sekretaritë mësimore duhet të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët bazuar në vendimet e miratuara më datë 26.12.2018, duke shtuar se veprimtaria e tyre do të monitorohet.
“Tërheqim vëmendjen e sekretarive mësimore pranë universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët dhe të garantojnë informacionin sipas vendimeve të sipërcituara.
Veprimtaria e tyre do të monitorohet dhe do të mbahet qëndrim, bazuar në ligj, për këdo që keqinformon apo vepron në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave”, thuhet më tej në deklaratë
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.