Bursat e studimit – 30 Maji, afati i fundit i miratimit për studentët e regjistruar në IAL-të
Data 30 maj do të jetë afati i fundit për shqyrtimin dhe miratimin e bursave për studentë të regjistruar në Institucionet e Arsimit të Lartë publik.
Sipas vendimit të gjithë nxënësit apo studentët e shkëlqyer, edhe ata të cilët nuk përballojnë dot shpenzimet, mund të aplikojnë për burse brenda këtij afati.
Për bursë mund të aplikojnë edhe studentët që ndjekin studimet në vit të dytë ose të tretë dhe nuk kanë përfituar në vitet e mëparshme.
Bursa përllogaritet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë dhe paguhet çdo muaj. Kushtet për të përfituar nuk kanë ndryshuar, ajo ndahet sipas kriterit ekonomik dhe joekonomik.
Për vitin shkollor 2016-2017, u shpërndanë gjithsej 1800 bursa. Fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për bursat si dhe numri i bursave për studentët administrohen nga institucionet publike të arsimit të lartë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.