Bursat europiane e nisin javën në rritje – Investitorët presin inflacionin në Gjermani dhe besimin konsumator në Eurozonë

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa tregtarët presin një hap më të ngadaltë nga Rezerva Federale, me rritjen e interesave. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rritje me 0.2%, por kujdesi është i lartë dhe investitorët po presin samitin e BE.
Edhe bursat aziatike janë rritur ndjeshëm në sesionin e parë të javës, me indeksin e Tokyos, Nikkei që fitoi rreth 2.3% të vlerës. Humori i investitorëve është përmirësuar nga heqja e kufizimeve kundër Covid-19 në provincat më të mëdha në Kinë, si Pekini dhe Shanghai.
Ndërkohë, tregjet në SHBA do të qëndrojnë pushim në sesionin e sotëm, me rastin e Ditës Përkujtimore. Përveç samitit të Bashkimit Europian, investitorët po presin edhe fitimet tremujore të korporatave, të dhënat paraprake mbi inflacionin në Gjermani për muajin maj dhe besimin e konsumatorit në Eurozonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.