Bursat europiane mbyllen në rritje, punësimi rrëzon Wall Street
Tregjet europiane janë mbyllur në rritje në sesionin e sotëm, pasi prekën nivelin më të ulët në dy vitet e fundit të enjten. Megjithatë fitimet u kufizuan nga rënia e bursave në Wall Street. Sektori i teknologjisë ishte ndër performuesit më të mirë, në rritje me rreth 2%. Investitorët ishin të fokusuar edhe të zhvillimet që kanë të bëjnë me Brexit.
Bursat amerikane, ndërkohë, po qendrojnë në rënie pas publikimit të të dhënave mbi punësimin, që treguan një ngadalësim gjatë nëntorit. Ekonomia amerikane krijoi 155 mijë vende të reja pune, nga 198 mijë që parashikonin analistët.
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të konsiderueshme, pasi OPEC ra dakord të ulë prodhimin me 1.2 milionë fuçi naftë në ditë, në takimin e Vjenës.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.