Bursat europiane mbyllen në rritje
Bursat europiane janë mbyllur në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë të shqetësuar për tensionet tregtare mes ekonomive më të mëdha në botë.
Ndërkohë, Rezerva Federale vendosi të rrisë normën bazë të interesit në intervalin nga 2 deri në 2.25%, për herë të tretë gjatë këtij viti. Analistët presin edhe një ndërhyrje tjetër për këtë vit.
Përsa i përket korporatave, aksionet e kompanisë së veshjeve H&M u rritën me rreth 10%, pasi pavarësisht rënies së të ardhurave, kompania i siguroi investitorët se do të ulë kostot.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump e përshkallëzoi më tej konfliktin me Kinën, pasi deklaroi se ky vend po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e kongresit që zhvillohet në SHBA në nëntor.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.