Bursat europiane, në rënie – Rikthehen shqetësimet për inflacionin, në fokus situata politike në Britani

Tregjet europiane janë hapur në territor negativ në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me inflacionin e lartë. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rënie të lehtë me 0.3%.
Indeksi i Çmimeve Konsumatore në SHBA pritet të publikohet të premten dhe analistët parashikojnë një ngadalësim të lehtë, krahasuar me prillin. Por disa analistët të tjerë, mendojnë se, për shkak të të dhënave pozitive mbi punësimin, çmimet mund të kenë vijuar rritjen.
Në fokus të tregjeve është edhe situata politike në Mbretërinë e Bashkuar. Të hënën në mëngjes, kryeministri Boris Johnson i mbijetoi një votëbesimi të thirrur nga ligjvënësit e partisë së tij. Por, 211 anëtare të Partisë Konservatore votuan në favor të kryeministrit, ndërsa 148 votuan kundër.
Boris Johnson kishte nevojë për një mazhorancë të thjeshtë prej 180 votash, por 148 vota kundër ishin një rezultat më i keq se pritshmëritë. Madje ishte një rezultat më i keq se votëbesimi për ish-kryeministren Theresa May, në vitin 2018. 6 muaj më vonë, ajo dha dorëheqjen nga ky post.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.