Bursat europiane zgjerojnë fitimet – Rritja e tregjeve të aksioneve kufizohet nga frika për recesion

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke vazhduar me optimizmin global që filloi sesionin e kaluar. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3%, ndërsa fitimet më të mëdha i realizon sektori bankar, në rritje me rreth 1%.
Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit janë mbyllur në rritje, ndërsa për Ëall Street ky do të jetë sesioni i parë për këtë javë, pasi të hënën ishte pushtim, me rastin e një feste kombëtare. Frika kryesore në tregjet e aksioneve është shtrëngimi i politikave monetare nga bankat qëndrore.
Rezeva Federale rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, javën e kaluar, dhe sinjalizoi një tjetër rritje në takimin e korrikut. Për këtë arsye, investitorët i frikësohen një recesioni të ekonomisë amerikane.
Gjithsesi, shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, mund të japë më shumë detaje në dëshminë përpara Kongresit amerikan. Edhe Banka e Anglisë ndërmori rritjen e pestë me radhë të normës bazë të interesit, ndërsa Banka Qendrore Europiane njoftoi planin për krijimin e një mekanizmi, i cili synon të parandalojë një krizë të borxheve në Eurozonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.