Bursat, me luhatje minimale – Investitorët hezitojnë për shkak të tensionit në Katalonja
Bursat europiane po ndryshojnë pak në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve politike që kanë të bëjnë me rajonin e Katalonjës në Spanjë, ndërsa investitorët i kanë mirëpritur të dhënave ekonomike në publikuara. Indeksi pan-Europian Stoxx 600, është thuajse i pandryshuar, me shumicën e sektorëve në rënie të lehtë. Gjithashtu, tregtia është karakterizuar nga një volum i ulët i shkëmbimeve tregtare, për shkak se bursa e Gjermanisë është pushim, me rastin e një feste kombëtare.
Indeksi i Spanjës, ndërkohë, IBEX 35, vazhdon të jetë nën presion për shkak të paqartësive politike në Katalonja. Gjithsesi, këto shqetësime janë lehtësuar, për shkak se qeveria qendrore në Madrid deklaroi se dëshiron të punojë me partitë e tjera për të zgjidhur çështjen e pavarësisë së Katalonjës. Agjencia, Fitch paralajmëroi se rajoni, që përfaqëson 19% të Prodhimit të Brendshëm të Spanjës, përbën një sfidë të madhe politike për vendin.
Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar shumica e rektorëve janë në rënie, për shkak të të dhënave ekonomike zhgënjyese. Indeksi që mat sektorin e ndërtimit ra në 48.1 pikë për shtatorin nga 51.1 pikë që ishte në gusht. Kjo ishte rënie e parë në më shumë se një vit.
Ndërsa, në procesverbalin e takimit të fundit të Bankës së Anglisë thuhet se, ky institucion shpreh shqetësime për Brexit. “Vendimi për të dalë nga Bashkimi Europian ka rritur rrezikun që kompanitë britanike të marrin hua nga bankat europiane”, thuhet në procesverbalin e Bankës së Anglisë.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.