Bursat në luhatje minimale – Investitorët, të fokusuar te korporatat dhe Trump
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë të fokusuar tek raportimet tremujore të koraporatave. Indeksi pan-Europian, Stoxx 600, ka ndryshuar shumë pak.
Performancën më të mirë e realizon sektori i naftës dhe gazit, në rritje me rreth 1.1%.
Në anën tjetër, sektori i teknologjisë është në rënie të lehtë, pasi furnizuesi i Apple, kompania Dialog, ofroi një parashikimi jo shumë optimist për 3 muajt e fundit të këtij viti.
Prodhuesi anglo-gjerman i çipeve, që prodhon çipe edhe për Samsung, publikoi një rritje prej 4% të fitimeve operative për tremujorin e tretë të këtij viti.
Kjo shifër ishte poshtë parashikimeve të analistëve dhe për këtë arsye aksionet e Dialog ranë me rreth 7.5%. Në fokus të investitorëve është edhe vizita e presidentit amerikan Donald Trump në Korenë e Jugut.
Ai i bëri thirrje vendeve në të gjithë botën të veprojnë me vendosmëri, për të ndaluar programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Presidenti amerikan ka filluar një tur aziatik, ku do të vizitojë 5 vende dhe do të trajtojë tensionet politike në rajon, sidomos në gadishullin Korean. Trump do të vizitojë edhe Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.