Bursat, në performancë të fortë-Dhjetori më pozitiv në 9 vite, prej marrëveshjes tregtare Kinë-SHBA
Tregjet e aksioneve e kanë rrugën e hapur për ta përfunduar vitin në rritje të madhe, ndërkohë që marrëveshja tregtare mes Washingtonit dhe Pekinit është thuajse e nënshkruar.
Lajmërimi në mes të muajit Dhjetor nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina se kanë arritur një marrëveshje tregtare të fazës së parë, ka sjellë rritjen e fortë në bursa të kohëve të fundit.
Presidenti Donald Trump tha më herët gjatë javës se ka zhvilluar bisedime pozitive me presidentin kinez Xi Jinping dhe nënshkrimi i marrëveshjes po organizohet. Ndërkohë që tensionet tregtare po zbuten, manifaktura në të gjithë botën po tregon shenja të përmirësimit, duke ofruar rritje të besimit. Tregu i obligacioneve, që ka treguar shenja të alarmit, nuk po paralajmëron më për revesion, ndërkohë që interesat janë rritur.
Tregjet kanë lënë pas edhe akuzën për shkarkim të presidentit Donald Trump më herët gjatë javës, prej supozimeve se ai do t’i shpëtojë akuzave dhe nuk do të ketë ndikim negativ tek politikat fiskale dhe monetare.
Tregjet e aksioneve pritet të tregojnë Dhjetorin me performancën më të mirë në 9 vite dhe tremujorin e katërt më të mirë që prej vitit 2013. Standard & Poor’s kaloi nivelin psikologjik prej 3,200 pikë ditë ne Enjte. Për muajin, ka treguar rritje me 2.5% dhe për vitin, me 28.5%.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.