Bursat reagojnë pozitivisht pas marrëveshjes NAFTA – S&P 500 kalon 2900 për herë të parë

Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar në favor të lajmit për arritjen e një marrëveshjeje mes SHBA dhe Meksikës. Spekulimet se administrata e Trump do të nisë të ulë tensionet tregtare bënë që indeksi S&P 500, që mbledh 500 kompanitë më të vlefshme në SHBA, të kalojë për herë të parë 2900 pikë.
Ndërkohë indeksi Stoxx Europe 600 pati gjithashtu rritje, ndërsa kompanitë që përfituan më tepër ishin prodhuesit e automjeteve dhe minierat. Ky indeks u rrit e 0.2% në vlerën më të lartë të tre javëve të fundit.
Sa i takon valutave, investitorët u tërhoqën nga dollari amerikan, i cili ra me 0.2%, në vlerën më të ulët të katër javëve të fundit. Ndërkohë euro u rrit me 0.3% ndaj valutë së SHBA. Në rritje të lehtë u regjistruar edhe paundi britanik.
Ndërkohë, lira turke vazhdoi rënien, ndërsa nafta bruto Brent u rrit me 0.8% në 76.8 dollarë për fuçi, vlera më e lartë e shtatë javëve të fundit. Në rritje për të katërtën ditë radhazi u regjistruar edhe Bitcoin, i cili shtyu mbi 7 mijë dollarë.
Analistët shprehen se tregjet po kalojnë një periudhë çlirimi nga tensionet tregtare, por nëse negociatat SHBA-Kinë nuk sjellin fryte, këto tensione mund të rikthehen, duke shkaktuar rënie veçanërisht në bursat kineze.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.