Bushati: Reforma në drejtësi garanton 3-5% rritje ekonomike
Unë mendojë që në radhë të parë është një detyrim shoqëror përtej asaj ekonomik apo financiarë që ne të kemi drejtësi në vend. Pra nuk mund të barazohet kontrata sociale, marrëdhënia midis njerëzve ku ne dalim na pylli dhe lemë armët bashkë për të jetuar në një shesh, pallat, qytet, sepse besojmë që ligji është i njëjtë për të gjithë. Koncepti i parashikueshmërisë që nesër do jemi të gjithë njësojë, dhe kështu unë fillojë përgatisë familjen time, fëmijët e mi, veten time, si do sillem në treg në raport me ligjin, në raport me ekonominë, pra të gjitha bashkë.
Ne i detyrohemi qytetarëve, jo vetëm në të mirë të ekonomisë, se sa e matshme do të jetë kjo, në shifra kontrete, unë mendojë që nëse ka drejtësi në treg, ekonomia do të eci më mirë. Do ketë shumë më pak kosto prej abuzimeve apo korrupsionit. Pra një shtetar, një ministër, një politikan nuk do të abuzojë dot me fondet publike, nuk do vjedhë më dot, nuk do bëjë më tendera ne qoftë se e di që nesër do ndëshkohet.
Nuk do ketë më shmangie, nuk do ketë më evazion fiskal, do mblidhen më shumë të ardhura nga tatimet, qytetarët do shpenzojnë më shumë në treg, investitorët do të investojnë më shumë, sidomos bizneset shqiptare, kur e dinë që nesër është një sistem ligjor i saktë. Duke e patur më të sigurtë të nesërmen do funksionojë shumë më mirë ekonomia. Është një kolonë që i mungon tempullit të shoqërisë. Pra shoqëria funksionon duke patur demokraci, treg të lirë dhe rend ligjor”, shprehet Bushati.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.