Buxheti 2018/ Deputetja e PD, Tabaku: Ja pse nuk do të ketë rritje pagash, pensionesh dhe ndihme ekonomike vitin e ardhshëm

“Nuk ka rritje pagash, pensionesh dhe ndihme ekonomike”. Kështu e nis statusin e saj në Facebook, deputetja e PD, Jorida Tabaku ku ndër të tjera ka renditur edhe disa fakte pse nuk do të ndodhë një rritje e tillë gjatë vitit 2018, duke e cilësuar premtimin e qeverisë si një propagandë.
Sipas Tabakut vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që është 4.5 mld lekë më pak se viti sivjetshëm elektoral, ndërkohë vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar 1.86 mld lekë rritje fondesh pensioni nga 2.5 mld lekë në vitin aktual, ku sipas saj nuk llogarit dështimin e skemës së pensionit në fshat.
Sa i takon ndihmës ekonomike, Tabaku shprehet se qeveria nuk ka “asnjë lek” shtesë për ndihmën ekonomike, ndonëse sipas saj shqiptarët taksa progresive i ka bërë gjithnjë e më te varfër.
“1. Fakti është se për vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që është 4.5 mld lekë më pak se viti sivjetshëm elektoral.
2. Fakti është se për vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar 1.8 mld lekë rritje fondesh pensioni nga 2.5 mld lekë në vitin aktual. Pa llogaritur dështimin e skemës së pensionit në fshat.
3. Fakti është se qeveria nuk ka asnjë lek shtesë për ndihmën ekonomike megjithëse shqiptarët taksa progresive i ka bërë gjithnjë e më te varfër.
Kjo është e vërteta e buxhetit 2018 që nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë. Ose kane në plan të përgjysmojnë numrin e përfituesve ose kane ne plan te zbrazin Shqipërinë!”, shkruan Tabaku në rrjetin social FB.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.