Buxheti 2018 – Rama: Rimbursim jo vetëm për insulinën, por dhe për fishat e diabetit për fëmijët
Në ditën botërore të Diabetit, kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar një familje, ku një prej fëmijëve të saj vuan nga diabeti.
Rama ka dhënë edhe lajmin se Buxheti 2018 parashikon jo vetëm rimbursim të insulinës për diabetikët e çdo moshe, por edhe fishat e diabetit për fëmijët në të gjtihë Shqipërinë.
Kjo sipas tij, përkthehet në 1.2 milionë lekë në vit kursim për familjet.
Në Shqipëri ka rreth 1500 fëmijë në diabet, rimbursimi për fishat hyn në fuqi nga janari i 2018-ës, bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Rimbursimi do të bëhet i mundur nga janari i vitit të ardhshëm, praktika e përfitimit është fare e thjeshtë. Me recetë shkon te mjeku i familjes dhe çdo dy muaj merr fishat e nevojshme. Gjithashtu në kuadër të derregullimit kemi vendosur që fëmijët të mos shkojnë më te kujdesi social një herë në vit për rifreskimin e dokumenteve të kempit”, tha ministrja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.