Buxheti 2021, në ballë të dy krizave – Rama: Me rindërtimin dhe taksat zero, do dalim më të fortë nga goditjet
Buxheti i vitit të ardhshëm do të “mposhtë” dy goditjet e njëpasnjëshme që mori ekonomia shqiptare si tërmeti 26 Nëntorit dhe pandemia COVID-19, duke projektuar rimëkëmbje përmes lehtësive fiskale, investimeve dhe rindërtimit. Gjatë diskutimeve në parlament për projektbuxhetin 2021, kryeministri Edi Rama theksoi se nga këto dy kriza, qytetarët do të dalin më të fortë.
Kryeministri Edi Rama dha përgjigje ndaj akuzave lidhur me nivelin e lartë të borxhit publik, i cili ka kapërcyer shifrën e 80 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ndërsa vuri theksin se viti i ardhshëm e në vazhdim, do të jetë viti pa taksa kundrejt biznesit të vogël.
Kryeministri vlerësoi si risi rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë dhe në arsim, në një vit jo të mirë për ekonominë shqiptare.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.