Buxheti, Ahmetaj “rrëzon” KLSH – “Nuk ka ulje fiktive të deficitit”
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka anashkaluar edhe një herë kritikat e Kontrollit të Lartë të Shtetit për mungesë transparence në të ardhurat dhe shpenzimet publike, duke i i qendruar me bindje shifrave të pasqyruara në buxhetin faktik të 2017.
Ahmetaj e trajtoi si privilegj aksesin që i është dhënë KLSH në sistemin informatik financiar të qeverisë.
Duke mos negociuar për deficitin, Ahmetaj theksoi se do merren në konsideratë kritikat e KLSH për detyrimet e prapambetura dhe manaxhimin e borxhit.
Në raportin e publikuar së fundmi, KLSH thotë se qeveria ka ulur fiktivisht shifrën e deficitit buxhetor vitin e kaluar, duke krijuar detyrime të prapambetura, të cilat bëjnë që borxhi publik të mos jetë 70 për qind, por 72 për qind e prodhimit kombëtar.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.