Buxheti i Emergjencave Civile, Çako: Në 2019, dëmshpërblejmë me 130 mln lekë familjet e përmbytura
Buxheti për emergjencat civile këtë vit është rritur me rreth 2 për qind krahasuar me një vit më parë, duke shkuar në vlerën e 305 milionë lekë.
Sipas drejtorit të emergjencave civile Haki Çako ky fond nuk është përfundimtari pasi në rastet e emergjencave të paparashikuara përdoret para nga fondi rezervë i shtetit.
Detyrime të mbartura nga mos dëmshpërblimi i familjeve të mbytura dhe të dëmtuara nga tërmetet është në vlerën e rreth 540 milionë lekë.
Ndërkohë që gjatë vitit 2019 mendohet që ky borxh të ulet me 130 milionë lekë duke dëmshpërblyer familjet e përmbytura.
“Është parashikuar rreth 130 mln lekë, e cila do të kompesojë të gjithë dëmshpërblimet që janë në përputhje të plotë me ligjin”.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.