Buxheti i Italisë, vendimtar për BE – Rrezikon fryrjen e populizmit, nëse Italia arrin rritje ekonomike
Plani i shpenzimeve i Italisë për vitin 2019, mund t’i japë nxitje partive nacionaliste në zgjedhjet e ardhshme në Europë. Buxheti i vitit 2019 që Qeveria italiane pritet të prezantojë në ditët e ardhshme, i ka mbajtur investitorët në alarm. Ekzistojnë shqetësime se qeveria populiste do të prezantojë një buxhet që do të thyejë rregullat e borxhit, në një vend që ka nivelin e dytë më të madh në Europë. Megjithatë, plani i shpenzimeve mund të ketë pasoja më te forta dhe të përhapura.
Sipas analistëve, rezultati i buxhetit italian mund t’i japë nxitje nacionalistëve përreth Europës, që do të shkojnë në zgjedhje parlamentare në Maj 2019. Buxhetet kombëtar përcaktohen nga vendet individuale, por Komisioni Europian i analizon në mënyrë të veçantë secilin dhe vendos nëse përputhet me rregullat fiskale. Megjithatë, Komisioni ka dhënë liri në shkeljen e rregullave fiskale në të shkuarën. Kjo nënkupton se buxheti i ardhshëm italian mund të kritikohet nga Brukseli për rritjen e shpenzimeve publike ose Komisioni Europian mund të adaptojë një alternativë më të lehtë fiskale për ekonominë italiane.
Sipas analistëve, nëse ndodh kjo e fundit dhe qeveria ka kapacitet për të arritur një rritje më të fortë ekonomike, Brukseli do të duket keq përballë vendeve të tjera që nuk patën mundësi të devijojnë nga rregullat. Qytetarët europian do të votojnë në pranverën e ardhshme për politikanët që do të qëndrojnë në Parlamentin Europian. Këto zgjedhje do të jenë momenti vendimtar i të ardhmes së Europës si dhe për tregjet financiar. Italia, Franca, Gjermania dhe Holanda, janë ndër vendet ku votuesit anuan nga lëvizjet nacionaliste.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.