Buxheti i KLSH shtohet me 93 milion lekë! Fondi do të përdoret për rikonstruksionin e godinës

Qeveria ka miratuar vendimi për shtimin me 93 milion lekë të buxhetit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2017. Ndryshimi është propozuar nga ministri i Zhvillimit Urban.
“Në buxhetin e vitit 2017, miratuar për Kontrollin e Lartë të Shtetit, të shtohet fondi prej 93 000 000 (nëntëdhjetë e tre milionë) lekësh, në zërin shpenzime kapitale, që do të të përdoret nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për ndjekjen dhe likuidimin e kontratës së zbatimit të punimeve, mbikëqyrjes dhe kolaudimit, për rikonstruksionin e godinës” shkruhet në vendim.
Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2017.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.