Buxheti i partive për fushatën zgjedhore – Ja sa do të marrin subjektet e regjistruara

18 partitë e regjistruara për zgjedhjet e 25 Qershorit, do të përfitojnë nga KQZ një fond prej 65 milionë lekësh të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit si financim për fushatën zgjedhore. 95% e këtij fondi, pra 61.75 milionë lekë, do t’u jepet partive që kanë fituar së paku 0,5% të votave në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Vetëm 8 prej tyre përmbushin kriterin e votave dhe konkretisht ato janë:
Partia Socialiste e Shqipërisë | 713,407 vota | 41.36% |
Partia Demokratike | 528,373 vota | 30.63% |
Lëvizja Socialiste për Integrim | 180,470 vota | 10.46% |
Partia Republikane | 52,168 vota | 3.02% |
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet | 44,957 vota | 2.61% |
Fryma e Re Demokratike | 29,310 vota | 1.70% |
Partia Demokracia Sociale | 11,891 vota | 0.69% |
Partia Socialdemokrate | 10,220 vota | 0.59% |
Fondi do të shpërndahet në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrrë. Sipas formulës të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është përllogaritur edhe sasia e fondit që do të përfitojnë këto subjekte zgjedhore në formë paradhënieje:
1. | Partia Socialiste e Shqipërisë | 28.04 milionë lekë |
2. | Partia Demokratike | 20.77 milionë lekë |
3. | Lëvizja Socialiste për Integrim | 7.09 milionë lekë |
4. | Partia Republikane | 2.05 milionë lekë |
5. | Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet | 1.76 milionë lekë |
6. | Fryma e Re Demokratike | 1.15 milionë lekë |
7. | Partia Demokracia Sociale | 0.46 milionë lekë |
8. | Partia Socialdemokrate | 0.40 milionë lekë |
Ndërkohë, 10 partitë e mbetura do të ndajnë në mënyrë të barabartë mes tyre, 5 përqindëshin e mbetur të fondit, 3.25 milionë lekë. Kështu Aleanca Demokratike, Aleanca popullore për Drejtësi, Sfida për Shqipërinë, Partia Aleanca Demokratike, Aleanca Arbnore Kombëtare, Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia Kristiandemokrate, Lista e Barabartë, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar do të marrin secila nga 325 mijë lekë si financim për fushatën zgjedhore.
Ndonëse këtë vit partitë do të garojnë individualisht dhe jo në koalicione zgjedhore, nëse do t’i gruponim partitë sipas koalicioneve të bëra në zgjedhjet vendore të vitit 2015, shuma totale që do të ndahej për partitë e secilit grupim do të ishte:
“Aleanca për Shqipërinë Evropiane” (PS, LSI, PDIU, etj.) | 40,22 milionë lekë |
“Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” (PD, PR, etj.) | 22,82 milionë lekë |
Të tjerat | 1,96 milionë lekë |
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.