Buxheti italian – Komisioneri Dombrovskis: Ka nevojë për ‘korrigjim substancial’
Italia duhet të bëjë një “korrigjim substancial” ndaj buxhetit të saj për 2019, tha komisioneri i Bashkimit Europian, Valdis Dombrovskis, për gazetën italiane ‘La Stampa.’
Ndërkohë, duke cituar burime të paidentifikuara të BE-së, Handelsblatt deklaroi se KE mund të ndërmarrë procedime kundër Italisë mbi buxhetin e saj para Krishtlindjeve, ndoshta rreth datës 19 dhjetor.
Komisioni Evropian ka hedhur poshtë buxhetin e Romës për vitin e ardhshëm, ku kjo e fundit ka vendosur një objektiv deficiti prej 2.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke shtuar se përbën një çështje serioze të mospërputhjes me rekomandimet.
E ndërsa qeveria italiane deklaroi se mund të reduktojë deficitin buxhetor në 2%, pas ‘kërcënimeve’ të bllokut për gjoba, komisioneri tha se shkurtimi i tij nuk do të ishte sërish i mjaftueshëm
Ai tha gjithashtu tha se planet e buxhetit të qeverisë italianë kanë dëmtuar tashmë ekonominë duke rritur kostot e huamarrjes, ndërsa shtoi më tej se këto zhvillime ekonomike dëmtojnë gjithashtu edhe sistemin bankar.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.