Buxheti, “peng” i TVSH-së Ceko: Shkak, mënyra e vjeljes dhe politikat e qeverisë
Ndërsa Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për të disatin muaj radhazi kontribuon negativisht në të ardhurat e buxhetit të shtetit, ekspertët e ekonomisë e shohin “gabimin” tek mënyra e vjeljes.
Në një intervistë për SCAN, Enriko Ceko sqaron se si politikat e qeverisë rritën evazionin fiskal dhe shkaktuan efekt bumerangë në mbledhjen e TVSH-së.
Nga ana tjetër, Ceko shprehet se informaliteti nuk luftohet me fushata sporadike, por duhet të jetë i qëndrueshëm.
Aksioni antiinformalitet i nisur në muajin Korrik rriti të ardhurat vetëm me 300 milionë lekë në buxhetin e shtetit, ndërsa TVSH-ja rezultoi me rënie me 2.5 miliardë lekë krahasuar me 7-muajt e parë të 2018.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.