Buxheti për qendrat shëndetësore, Manastriliu: Në 2019-ën do rehabilitohen 100 ambulanca
Buxheti i vitit që vjen parashikon rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin”.
Gjithçka është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa pa nga afër rikonstruksionin e ambulancës në Lusen të Kukësit.
Kujdesi parësor është në qendër të vëmendjes tonë ndaj po investojmë jo vetëm në qytet por edhe në fshat, për ambulanca të rehabilituara e me pajisje të reja, në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
Me buxhetin e vitit të ardhshëm rehabilitojmë 100 qendra të tjera shëndetësore dhe pika ambulancash për të ofruar shërbim shëndetësor me cilësi, sa më afër vendbanimit të qytetarëve, kudo ku ata ndodhen.
Pika e ambulancës Lusen është një prej 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave që rehabilitohen Brenda vitit me fondet e buxhetit të shtetit.
Ndërkohë që, Manastirliu deklaroi nga Kukësi se është siguruar edhe furnizimi me barnat e urgjencës për 92 qendra shëndetësore dhe pika ambulancash që rrezikojnë bllokimin gjatë dimrit, nga veriu në jug të vendit.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.