Buxheti i vitit 2018, ja cilët janë sektorët ku punonjësit do të kenë pagat më të larta

Lidhja e Sindikatave javën e ardhshme do të njoftojë se cili është qëndrimi i tyre për rritjen e pagave në sektorin publik. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, paga më të larta parashikohen për shëndetësinë, mbrojtjen dhe arsimin.
“LSM apelon dhe inkurajon Qeverinë e Maqedonisë dhe ministrin e Financave, Dragan Tevdovski që në periudhën e ardhshme të fillojë me përforcimin e dialogut social me sindikatat, me qëllim që të tejkalohen më lehtë disa situata dhe të krijohen kushte për rritjen e pagave në sektorët e tjerë” mësohet të jetë shprehur Mile Boshkov, nga Konfederata e Punëdhënësve, raporton Alsat-M.
Boshkov konsideron se është mirë që Qeveria është fokusuar në këto sektorë, por pret që rritje të pagave të ketë në mënyrë lineare tek të gjithë punonjësit e administratës.
“Nuk përjashton mundësinë se një hapi i këtillë i Qeverisë që ta përqendrojë rritjen vetëm në tre sektorë, gjë që do të shkaktojë pakënaqësi tek punonjësit e tjerë të sektorit publik. Në Maqedoni 10 vitet e fundit nuk kishte protesta për çështje sindikale dhe sociale. Çdo gjë ishte në rregull. Tani në këtë rast ndoshta është mirë të zgjohen sindikatat, e me këtë të zgjohet dialogu social dhe dialogu socio- ekonomik ”deklaroi Mile Boshkov, nga Konfederata e Punëdhënësve.
Për vitin 2018 nga arka shtetërore vetëm për paga do të shpenzohen 27.1 miliard denarë, në dallim nga viti i kaluar, shënohet rritje prej 460 milion denarë.
Shpenzimet më të larta janë për paga më të larta për pjesëtarët e Ushtrisë, punësime të reja nëpër çerdhe, si dhe rritjen e pagave në shëndetësi e arsim prej 5%. Rritja planifikohet nga shtatori i vitit të ardhshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.