Buxheti i vitit 2018, ja sa do të rriten pagat e mësuesve dhe të mjekëve. Vlera në përqindje e rritjes për disa kategori

Arsimtarët në shkollat fillore, mësuesit në shkollat e mesme, si dhe të punësuarit në çerdhe e kopshte në Maqedoni do të përfitojnë rritje page në nivelin 5 për qind.
Kështu kanë raportuar sot mediat maqedonase, duke cituar ministrin e Financave, Dragan Tovdovski.
Referuar deklaratës së kreut të Financave Publike në Maqedoni, do të pësojnë rritje gjithashtu edhe pagat e mjekëve, rritje kjo e parashikuar në Buxhetin e vitit 2018, i cili kap vlerën e 3.44 miliardë eurove.
“Kështu nëse një edukatore në çerdhe ka marrë pagë prej 18.000 denarësh, paga e saj do të rritet me 900 denarë. Po ndërmerren masa për rritjen e nivelit të përgjithshëm të pagave dhe rritjes së pagës minimale”, shprehet ministri.
Sipas tij, me rritjen ekonomike do të kontribuohet më shumë në rritjen e pagave në të gjithë sektorët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.