Bypass-i i Fierit – IKMT nis aksionin për prishjen e objekteve që pengonin projektin
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e pesë objekteve në kuadër të ndërtimit të Bypass-it të Fierit.
Sipas IKMT-së, objektet e shembura kishin madhësi dhe kryenin funksione të ndryshme. Aksioni i IKMT ka ardhur pas një Vendimi të Këshillit të Ministrave mbi shpronësimet e këtyre objekteve.
“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e pesë objekteve në kuadër të ndërtimit të Bypassit të Fierit. Objektet janë të madhësive të ndryshme dhe kanë pasur funksione të ndryshme. Aksioni i IKMT ka nisur pas një VKM-je për shpronësimin e këtyre objekteve.”
Kompania kontraktore ka nisur punën në teren në nëntor të vitit të kaluar për ndërtimin e këtij bypass-i, i cili pritet të bëhet i kalueshëm gjatë këtij sezoni turistik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.