Bypass-i i Shkodrës – ARRSH informon mbi ecurinë e punimeve (FOTOT)
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se puna në Bypass-in e Shkodrës po vazhdon rregullisht.
Sipas njoftimit aktualisht ka përfunduar shtresa e parë asfaltike në të gjithë segmentin si dhe është vendosur ndriçimi rrugor në të dyja anët e rrugës.
ARRSH bën me dije se janë drejt përfundimit, trotuaret, korsitë e këmbësorëve dhe korsitë e biçikletave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.