Cain refuzon ofertën e Trump – I thotë jo bordit të Rezervës Federale. “Pagë e ulët, pak influencë”
Aktivisti Herman Cain, duke u përballur me presione politike nga partia e tij ndërkohë që Donald Trump e zgjodhi për bordin e Rezervës Federale, u tërhoq nga konsiderata për postin, duke përmendur influencën dhe pagën më të ulët.
Katër senatorë republikanë ishin skeptikë mbi emërimin e Cain te banka qendrore, gjë që mjaftonte për ta ndaluar emërimin e tij. Kritikët kanë shprehur gjithashtu shqetësimet ndaj personave besnikë të Trump, që i shërbejnë bankës qendrore. Cain kishte thënë se do ta mbronte kandidaturën e tij.
“Megjithatë, kostot e kësaj nisën të zmadhoheshin. Nisa gjithashtu të mendoj nëse po heq dorë nga shumë influencë, vetëm për të pasur pak ndikim politik” -shkroi ai në Western Journal. Cain përcjell një serë komentesh konservatore çdo ditë përmes Twitter apo emisioneve në radio. Një vend pune te Rezerva Federale, do ta ndalonte atë që të bëjë këto aktivitete.
“Pa specifikuar se sa e madhe do të jetë ulja e pagës, jam i sigurt që çdo kush do i tregonte derën shefit të tij” -tha Cain. Trump lajmëroi tërheqjen e Cain në nisje të javës. “Miku im Herman Cain, një njëri fantastik, më ka kërkuar që të mos e nominoj për bordin e Rezervës Federale. Do e respektojë dëshirën e tij, pasi është një amerikan i vërtet që e do vendin e tij” -shkroi Trump në Twitter. Cain ka qenë një mbështetës publik i shumë prej politikave të Donald Trump.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.