Çantat vs qeset! Sa herë mund të ripërdoret secila prej tyre?

Pyetja më e madhe e ditëve të sotme është përdorimi i çantave të ripërdorura apo i qeseve plastike. Një problem ku të shumta janë diskutimet se sa herë duhet të përdorim çantat e ripërdorura si dhe nëse qeset plastike njëpërdorimshme janë më të mira. Sipas studimeve të kryera del që shumë shtete në përpjekje për të pasur një shtet sa më të pastër kanë rekomanduar përdorimin e çantave të ripërdorura. Në mënyrë që të kemi një mjedis sa më të shëndetshëm, përdorimi i çantave është më shumë se sa një herë përkatësisht:
-Çantat e gjelbra në supermarkete duhet të përdoren 37 herë
-Çantat prej letre mund të përdoren 43 herë
-Çantat prej pambuku mund të përdoren 7100 herë, sipas një studimi danez për vitin 2018.
Ndërsa sipas një studimi amerikan:
-Çantat prej letre duhet të përdoren 3 herë
Çantat e gjelbra 11 herë
-Çantat prej pambuku 131 herë.
Ashtu si për çdo çështje tjetër mjedisore është e nevojshme të kemi njohuritë e duhura për të marrë vendime të drejta.
f.p/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.