Zyrtare/Carlos Ghosn ka dhënë dorëheqjen si drejtori i Renault
Tashmë, Carlos Ghosn ka lënë detyrën si drejtues dhe themelues i Renault. Ky lajm u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë franceze të Financave ditën e sotme, ku ndër të tjera Ghosn vazhdonte të qëndronte në burg në Tokio dhe se dorëheqja e tij u bë zyrtare ditën e mërkurë mbrëma.
Ndërkaq, Shteti francez zotëron rreth 15% të aksioneve të Renault nga ku Ghosn u arrestua në Tokio më 19 nëntor. Ai është akuzuar nga prokurorët e tjerë si pasojë e drejtimit të keq financiar, nga ku Ghosn i mohon akuzat e ngritura kundër tij.
Rënia e tij e ka tensionuar aleancën globale që ndërtoi midis Nissan, Renault dhe Mitsubishi Motors. Nissan dhe Mitsubishi e shkarkuan atë si kryetar menjëherë pas arrestimit të tij, por bordi i Renault kundërshtoi thirrjet për të ndjekur shembullin, duke thënë se nuk kishte informacion të mjaftueshëm.
Por qeveria franceze braktisi mbështetjen e saj për Ghosn javën e kaluar, duke e bërë largimin e tij vetëm një çështje kohe. Renault do të mbajë një takim të bordit ditën e sotme në të cilin pritet të emërojë një kryetar të ri dhe CEO për të zëvendësuar Ghosn.
Ndër kandidatët e mundshëm që do të zëvendësojnë Ghosn janë Shefi Operativ Thierry Bolloré, i cili u emërua Kryeshef Ekzekutiv pas arrestimit të Ghosn. Jean-Dominique Senard, i cili do të japë dorëheqjen si CEO i gomave Michelin (MGDDY) gjatë këtij viti, mund të quhet drejtor i Renault.
Emërimi i një skuadre të re udhëheqëse do të mund të zbuste disa shqetësime rreth të ardhmes që kishte përfshirë Renault pa Ghosn në krye.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.