Carney zgjat mandatin – Do të drejtojë Bankën e Anglisë përmes Brexit deri në 2020-ën

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, do të mbajë postin e tij për 7 muaj të tjerë, deri në Janar 2020, për të ndihmuar në daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, tha Ministri i Financave Philip Hammond në Parlament. Mandati i Carney përfundon në Qershor 2019, afat që është gjithashtu i shtyrë për të mbuluar periudhën e menjëhershme pas Brexit.
“Jam i gatshëm të bëj gjithçka për të arritur një Brexit të suksesshëm dhe një tranzicion efektiv në Bankën e Anglisë”, tha Carney. Përpara se ai t’i bashkohej institucionit në Korrik 2013, Carney tha se ai kërkon të qëndrojë vetëm 5 vite, nga mandati standard prej 8 vitesh për një guvernator të Bankës së Anglisë.
Hammond tha se Carney, do të mundësojë stabilitet për ekonominë britanike gjatë tranzicionit të Brexit. Sipas ministrit të Financave, zv/Guvernatori Jon Cunliffe, do të shërbejë një mandat tjetër 5-vjeçar deri në Tetor 2023. Carney u përqëndrua te limiti i trazirave në tregjet financiar pas referendumit të vitit 2016 dhe ka paralajmëruar prej kohësh për kostot e daljes pa arritur një marrëveshje me BE.
Nigel Farage, ish lideri i partisë pro-Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se riemërimi i Carney ishte “i tmerrshëm”. Megjithatë, tregjet financiar e mirëpritën zgjatjen e mandatit të Carney. Në Nëntorin e vitit të kaluar, Banka e Anglisë rriti normën bazë të interesit për të parën herë në një dekadë dhe bëri ndërhyrjen e dytë në muajin Gusht të këtij viti.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.