Çdo e dielë e parë e muajit, “Shqipëria pa Makina”! Masa e re e qeverisë për kursimin
Çdo të dielë të parë të muajit, duke nisur nga data 3 prill, në qytetet kryesore të 12 qarqeve të vendit do të jetë “Dita pa makina”. Vendimi u njoftua nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Në frymën e mirë të organizimit në Tiranë dhe njoftimit të bërë para disa ditësh, kemi vendosur që ditën nga makina me nisjen e muajit prill të shtrijmë në qytetet kryesore të 12 qarqeve të vendit. Ky moment është thirrje për mjedis më të pastër dhe kursim. Krizën energjetike po e ndjejmë pa dallim në qytet e në fshat” tha Kumbaro.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.