Çdo shqiptar borxhli me 2.418 lekë – Raporti/ 6,8 miliardë lekë detyrime, “dhuratë” e bashkive
Çdo qytetar shqiptar ka mesatarisht një borxh prej 2418 lekësh. Raporti i financave vendore për vitin 2018, nxjerr në pse stoku i detyrimeve të prapambetura të bashkive vijon të mbetet në nivele shqetësuese, ku për vitin që lamë pas u regjistrua në 6.8 miliardë lekë.
Në nivel bashkie, detyrimet e prapambetura për frymë shënojnë vlerën maksimale në Konsipol në 13.755 lekësh dhe vlerën minimale në Maliq në 57 lekë për frymë. Në prezantimin e raportit, u evidentua se bashkitë mblodhën 24.2 miliardë lekë apo 3.9 mld më shumë se në 2017-ën,m ndërsa nuk kanë pasur një perfomancë pozitive sa i përket raportit të të ardhurave me shpenzimet. Ambasadori i Zvicrës në Tiranë bëri apel për më shumë transparencë.
“Rritja në përmasa fiskale është e rëndësishme që të rritet transparenca, bazuar në raportime të plota dhe të sakta. Bashkitë të kenë transparencë më të fortë në mënyrën se si mbledhin, prokurojnë dhe fuqizojnë financat publike. Decentralizmi fiskal duhet të rritet në çdo mënyrë, është shumë e vështirë që bashkitë të përmirësojnë shërbime t tyre nëse nuk kanë fondet e duhura.” -tha Adrian Maitre.
Për vitin 2018, 81.6 për qind të totalit të të ardhurave nga taksat vendore ,e zënë taksa mbi infrastrukturën dhe ajo e pasurisë së paluajtshme. Shpenzimet me fondet e veta të bashkive, për vitin që lamë pas, u regjistruan në 48.3 mld lekë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.