Çekia anon nga populizmi – Partia që kryeson në sondazhe nuk synon Eurozonën

Republika Çeke duhet t’i qëndrojë larg Eurozonës për momentin dhe duhet të bindë Bashkimin Europian që të mbyllë kufijtë e jashtëm kundër emigrimit të jashtëligjshëm, thotë partia që po kryeson në sondazhe përpara zgjedhjeve në Tetor.
Lëvizja populiste ANO, udhëhiqet nga personi i dytë më i pasur në Çeki, Andrej Babis dhe po kryeson në sondazhe me një marzh dy-shifror nga rivalët më të afërt. Andrej Babis, është kandidati kryesor për Kryeministrin e ri në vendin e Europës Qendrore.
“Duhet të luftojmë për siguri, promovojmë mbylljen e kufijve të jashtëm dhe për ndalimin e emigrimit të jashtëligjshëm”, tha ai në një konferencë, duke reflektuar shqetësimin e përhapur në publik mbi emigrimin.
Ai shtoi se euro nuk do të sjellë përfitime për vendin në të ardhmen e afërt. Sipas tij, anëtarësia në bllokun e valutës së përbashkët do të përkthehet në detyra dhe vendi nuk synon aktualisht hyrjen në Eurozonë, ndërkohë që mbështetja e publikut për euron është e dobët.
Programi i partisë do të mbështesë reformat e Bashkimi Europian dhe do të fuqizojë marrëdhëniet me Francën dhe Gjermaninë, si vende kryesore në drejtimin e BE-së.
Përpjekjet për të reformuar funksionet e bllokut pritet të marrin vrull pas zgjedhjeve në Gjermani më vonë gjatë muajit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.