Çekia shton masat ndaj COVID-19 – Kufizohet lëvizja e njerëzve vetëm pranë shtëpive
Qeveria Çeke ka deklaruar gjendjen emergjente dhe miratoi një seri kufizimesh të reja të rrepta, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen masive të virusit COVID-19.
Vendi me 10.7 milion banorë, në të cilin rreth një në 10 persona janë infektuar vitin e kaluar, ka nivelin më të lartë të infeksionit për frymë në botë të regjistruar përgjatë javës së kaluar.
Numri i të vdekurve ka shkuar në 20,000 nga rreth 600 që ishin regjistruar në pesë muajt e fundit. Vendi po përballet me një rritje të masive të infeksioneve, të përshpejtuar nga varianti britanik, ku numri i pacientëve në gjendje të rëndë ka shënuar shifra tepër të larta. Disa spitale janë detyruar të transferojnë pacientë qindra milje larg për shkak të kapacitetit.
Kryeministri Andrej Babis është shprehur se ai do të donte të shmangte skenat e para nga Bergamo në Italinë veriore, e cila ishte epiqendra e Evropës në fillim të pandemisë vitin e kaluar, ku spitalet e mbingarkuara të kësaj zone tronditën botën. Masat e reja, efektive nga e hëna, do të kufizojnë lëvizjen e njerëzve vetëm në rrethet e shtëpive, me përjashtim të lëvizjeve ose udhëtimeve të domosdoshme.
Parashkollorët do të mbyllen dhe nxënësit e klasave të para dhe të dyta do të kalojnë në mësimin online.
Ministri i Shëndetësisë Jan Blatny tha se infeksionet e përditshme do të rriteshin edhe më, në një ose dy javët e ardhshme dhe nuk do të binin pa marrë masa më të forta kufizuese. Vendi raportoi 14,000 raste të reja të Enjten.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.