Çelja e tenderave të rinj, ja ku mund të informohen operatorët ekonomikë. Dokumentet dhe hapat që duhen ndjekur

Tashmë mund të informoheni për tenderat e rinj që publikohen në faqen e APP-së, duke përdorur shërbimin më të ri në portalin E- Albania.
Në këtë mënyrë, tashmë nuk është e nevojshme që operatorët ekonomikë të ruajnë çdo njoftim që publikohet, por mjafton të aplikojnë për këtë shërbim në E-Albania, për të përfituar nga sistemi i njoftimeve.
“Aplikantit do t’i dërgohen njoftime në sistemin e APP-së pas çdo publikimi të ri të tenderave që përmbajnë kodet e përzgjedhur prej tij. Shërbimi është pa pagesë. Shfrytëzoni një mundësi që ju kursen kohë të çmuar. Regjistrimi në këtë shërbim elektronik u vjen në ndihmë operatorëve ekonomikë që të dërgojnë një kërkesë për marrjen e njoftimeve në momentin që publikohen tendera të rinj, bazuar në kodet CPV që ata përzgjedhin sipas interesit që ka përdoruesi. Pas dërgimit të kërkesës drejt Agjencisë së Prokurimit Publik kërkesa do të procesohet dhe aplikantit do t’i dërgohen njoftime në sistemin e APP-së, pas çdo publikimi të ri të tenderave që përmbajnë kodet e përzgjedhur prej tij”.
Dokumentacioni i nevojshëm dhe hapat e procedurës
– Formulari i aplikimit (plotësohet elektronikisht )
– Identifikohuni si biznes në portal
– Zgjidhni shërbimin “Kërkesë njoftim për tendera të rinj sipas kodeve CPV”
– Klikoni butonin” Përdor”
– Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi kodet CPV për të cilat interesoheni
– Klikoni butonin “Dërgo”
– Sistemi i APP-së proceson kërkesën e ardhur nga aplikimi i kryer dhe në varësi të informacionit në aplikim, gjeneron njoftime drejt profilit të operatorit ekonomik në sistemin Tenderimi Elektronik, sa herë publikohet një tender i ri me kodet CPV të përzgjedhur.
Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Operatorët ekonomikë, në varësi së kodeve CPV të përzgjedhur, do të njoftohen menjëherë sa herë që të publikohet një tender i ri në sistemin e prokurimit elektronik. Shërbimi do të ofrohet pa pagesë nga e hëna në të premte nga ora 08.00 – 16.30
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.