Centeno: Greqia tejkalon objektivat fiskalë, të vazhdojë reformat që premtoi
Greqia ka të ngjarë të mundë objektivat e saj fiskalë përfshirë edhe tepricën parësore, për të tretin vit me radhë, por ka nevojë të vazhdojë reformat që premtoi si pjesë e programit të shpëtimit.
Kështu u shpreh kryetari i ministrave të financave të eurozonës Mario Centeno, i cili duke folur në komitetin ekonomik të Parlamentit Europian, tha se perspektiva për ekonominë greke ishte pozitive.
“Performanca fiskale ka qenë e jashtëzakonshme. Të dhënat e fundit sugjerojnë se Greqia do të tejkalojë objektivat e saj fiskal për të tretin vit me radhë, duke përfshirë objektivin e suficitit primar prej 3.5 për qind. Greqia duhet të qëndrojë në këtë drejtim dhe të vazhdojë zbatimin e politikave të shëndetshme fiskale dhe reformave për rritjen ekonomike. Këto janë të nevojshme për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe perspektivat e qytetarëve të saj në një mënyrë të qëndrueshme.” – tha Centeno sipas Reuters.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.