CEO i Amazon: Ekuilibri jetë-punë nuk ekziston
CEO i Amazon, Jeff Bezos nuk është tifoz i shprehjes “punë-jetë në ekuilibër”, madje ai shpalos disa argumente kundërsulmuese të cilat ua ofron punonjësve të rinj të kompanisë.
Bezos beson se punonjësit e tij të rinj duhet të rreshtin përpjekjet e tyre për të arritur “balancën” brenda jetës së tyre profesionale dhe personale, pasi kjo nënkupton një shkëputje të rreptë ndërmjet të dyjave. Në vend të kësaj, Bezos parashikon një marrëdhënie më të integruar midis punës dhe jetës jashtë zyrës. Historikisht, njeriu më i pasur në botë ka një qasje jo tradicionale për të punuar: Ai gjithnjë gjen kohën të ha mëngjes me familjen e tij, nuk e vë alarmin para se të shkojë në shtrat, cakton vetëm disa takime në ditë si dhe gjen kohën të laj enët e tija çdo ditë.
Kjo qasje për mbajtjen e një simetrie të shëndetshme në kuadër të aktiviteteve të tij profesionale dhe personale është një nga këshillat kryesore që Bezos ofron për stafin e tij.
Në vend që të shohin punën dhe jetën si një akt balancues, Bezos tha se është më produktive t’i shohësh ato si dy pjesë të integruara. “Në të vërtetë është një rreth. Nuk është një ekuilibër“, tha ai.
Sipas tij marrëdhënia midis jetës së tij të punës dhe jetës personale është reciproke dhe se ai nuk i ndan ato në dy kufizime kohore konkurruese.
Burimi: BussinesInsider
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.