Certifikata e pronësisë së automjetit, procedurat që duhet të ndjekin qytetarët dhe bizneset. Dokumentet dhe tarifa e aplikimit

Të gjithë qytetarët dhe bizneset mund të marrin certifikatën e pronësisë për mjetin e tyre, duke aplikur on linë sipas këtyre procedurave. Kjo, sipas portalin E-Albania përbën një zgjidhje optimale si për qytetarët ashtu edhe bizneset.
“Portali unik qeveritar E-Albania ofron shërbimin elektronik “Aplikim për certifikatë pronësie mjeti” përmes të cilit çdo i interesuar mund të aplikojë dhe të kryejë pagesat përkatëse online. Nuk ka nevojë për ngarkim dokumentacioni, por vetëm për identifikim/regjistrim në portal. Duhet të paraqiteni vetëm njëherë në sportelet e drejtorive rajonale të transportit: për të tërhequr certifikatën”, thuhet në portal
Dokumentacioni dhe hapat e procedurës
Të gjithë personat që duan të marrin këtë shërbim duhet të kenë dokumentin e identifikimit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania). Për të marrë shërbimin online duhet të:
– Regjistroheni si qytetar ose si biznes në portal
– Zgjidhni shërbimin “Publikimi i certifikatës së pronësisë së mjetit”
– Klikoni butonin “Përdor”
– Zgjidhni mjetin për të cilin do të aplikoni për certifikatë pronësie dhe klikoni butonin “Apliko”
– Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online
– Paraqituni pranë sportelit të drejtorive rajonale për tërheqjen certifikatës së pronësisë
Shërbimi do të merret menjëherë dhe kostoja e tij është 2000 lekë.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.