Certifikimi i Operatorëve të turizmit detar – Publikohen kriteret për subjektet që duan të ushtrojnë këtë profesion
Miratimi i hartave të përgjithshme detare ka hapur rrugën për certifikimit e operatorëve të turizmit detar dhe prezantimit të ofertës turistike detare të vendit tonë. Këshilli i ministrave ka publikuar në fletoren zyrtare kriteret që duhet të plotësoj çdo person i cili kërkon të pajiset me certifikatën e operatorit të turizmit detar, për çdo aktivitet turistik detar ndër të cilat pasja e një kontrate për vendbanimin e mjeteve lundruese me një port, marinë apo një subjekt që zotëron një stacion sezonal ankorimi në vend.
Të ketë një plan menaxhimi të emergjencave, sipas karakteristikave të çdo lloji aktiviteti për zonën ku do të ofrojë shërbimin, të ketë në pronësi apo në përdorim mjete lundrimi turistike në gjendje teknike të përshtatshme për ushtrimin e aktiviteteve të turizmit detar, vërtetuar me certifikatën e pronësisë apo kontratë të lidhur mes palëve të noterizuar, të sigurojë përgjegjësitë ndaj palëve të treta në ujërat e detit të brendshëm dhe detit territorial dhe të njohë dhe sigurojë zbatimin e Kodit të Etikës së Operatorit të Turizmit Detar.
Në fletoren zyrtare është publikuar edhe dokumentacioni i kërkuar në këtë rast së bashku me procedurat e aplikimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit. Lëshimi i certifikatës “operator i turizmit detar” bëhet brenda 5 ditëve nga data e vendimit të komisionit.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.