Certifikimi i profesioneve – AIE trajnon dhe certifikon saldatorët sipas standardeve të BE-së
Tregu i punës gjithnjë e më shumë ka nevojë për njerëz të kualifikuar. Në sektorin e saldimit, Austrian Institute of Excellence, ofron trajnimin dhe certifikimin e profesionistëve sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave Dajna Sorensen e pranishme në aktivitetin e certifikimit të 10 saldatorëve të parë, u ndal në rëndësinë që ka kualifikimi dhe certifikimi në profesionet që kërkon tregu i punës.
Trajnimi i saldatorëve në këtë qendër bëhet sipas standardeve bashkëkohore. Ndërkohë që kohëzgjatja e trajnimit zgjatë sipas aftësive dhe niveleve që ka çdo individ. Kryesisht në këtë qendër trajnohen dhe certifikohen personel i industrisë.
Vlera e certifikatës që përfitohet në fund nëse i kalon nivelet e kualifikimit kushton 150 euro.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.