Certifikimi i udhërrëfyesve turistikë – Nis faza e katërt, dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët
Për të gjithë personat që operojnë në fushën e turizmin dhe duan të pajisen me certifikatën e udhërrëfyesit turistikë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka shpallur fazën e katërt të aplikimit. Kandidatët kanë afat deri më 11 Prill 2018 për të dorëzuar dokumentet e mëposhtme.
Dokumentacioni që duhet dorëzuar për aplikim është si më poshtë:
Kërkesë e cila përmban:
- a) të dhënat e aplikuesit (emrin, mbiemrin, numrin personal, adresën e saktë, numrin e telefonit);
- b) kategorinë e udhërrëfyesit turistik, për të cilën kërkohet certifikata;
- c) gjuhën ose gjuhët e huaja në të cilën udhërrëfyesi do të ushtrojë aktivitetin e tij.
-Fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës;
-Dëshminë e penalitetit, të lëshuar jo më herët se tre muaj përpara datës së aplikimit, e cila mund të paraqitet origjinale ose fotokopje e noterizuar (ose formularin e aplikimit për pajisjen me dëshmi penaliteti);
-Fotokopjen e noterizuar të dokumentit të përfundimit të studimeve të arsimit të mesëm ose të lartë;
-Fotokopjen e noterizuar të dokumentit që vërteton përfundimin me sukses të programit të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik (Certifikata të trajnimeve, seminareve, workshope për kategorinë përkatëse të udhërrëfyesit turistik);
-Programet e trajnimeve, seminareve etj. që janë kryer, si dhe institucionin ofrues të këtyre trajnimeve, seminareve.;
-Certifikatën e vlefshme të ndihmës së shpejtë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar ose subjekte të tjera, vendase apo të huaja;
-Vërtetime pune/ kontrata pune/shërbimi ose dokumente të tjera për të vërtetuar eksperiencën në punë gjatë 5 viteve të fundit;
-Dokumentin që vërteton njohjen dhe aftësitë komunikuese shumë të mira në gjuhën e huaj, në të cilën do të ofrojë shërbimet e tij udhërrëfyesi turistik, të paktën në nivelin B2.
-Vërtetimin për pagesën e tarifës së aplikimit, në shumën 500 Lekë.
-Për të bërë pagesën, aplikantët duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Financës së MTM, për të marrë një mandat pagese për bankën.
Për shtetasit e huaj, përveç dokumenteve të sipërpërmendura, duhet dorëzuar edhe:
- a) Leja e qëndrimit e shtetasit të huaj në Republikën e Shqipërisë, e vlefshme për jo më pak se një vit;
- b) Dokument (certifikatë/dëshmi) që vërteton njohuritë bazë të gjuhës shqipe, të lëshuar nga një institucion i certifikuar nga ministria përgjegjëse për arsimin.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një testimi me shkrim dhe me gojë për vlerësimin e njohurive dhe aftësive profesionale të tyre që do të zhvillohen në datat 19-20 Prill 2018.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.