Certifikimi i xhamave të errësuar – DPSHTRR: Zyrtarizohet nga 21 tetori i këtij viti
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se në bazë të ankesave të qytetarëve ka propozuar rregullimin nënligjor dhe për rrjedhojë Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka miratuar: “Certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura”.
DPSHTRR bën me dije se ngarkohet për hartimin e rregullores përkatëse të shërbimit më të ri, që do nisë nga 21 Tetori 2019 pranë gjithë drejtorive rajonale e shoqëruar me informacione e orientime online që do pasqyrohen në faqen zyrtare: www.dpshtrr.gov.al, në ditët në vijim!
E drejta për të errësuar xhamat e autoveturave zyrtarizohet dhe bazohet mbi kritere cilësie e sigurie në përputhje me dispozitat ndërkombëtare, thuhet në njoftimi.
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.