“Certifikimi, ‘kyç’ për eksportet” – Siguria ushqimore/Soreca: BE investime në laboratorë, produkte më konkurruese
Bashkimi Europian ka investuar në pajisje laboratorike për rritjen e sigurisë ushqimore në vend por edhe për rritjen e eksporteve. Aktualisht Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare kryen një numër të lartë analizash për pesticidet në fruta perime si dhe analiza shtazore, sipas standardit të BE-së, duke përballuar fluksin e operatorëve të biznesit.
Ambasadori i BE, Luigi Soreca, gjatë një vizite në këtë institucion theksoi se gama e gjerë e certifikimeve ka rritur interesin e shteteve europiane për produkte “Made in Albania”
Por pavarësisht standardeve të larta laboratorike, sërish eksportet shtazore nga vendi ynë janë minimale.
Nga viti 2008 dhe në vazhdim, Bashkimi Europian ka investuar për rritjen e sigurisë ushqimore në vend afro 32 milionë euro.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.