Certifikohen guidat e para, Ekonomi: Ja impakti në turizëm
Sektori i turizmit do të ketë guidat e para të certifikuara. Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi u shpreh se pjesë e procesit të standardizimit mund të bëhen edhe universitetet apo federatat.
Nga ana tjetër sipas saj certifikimi i jep fund konkurrencës së pandershme mes vetë gudiave që operojnë në sektor.
Procesi i certifikimit të guidave turistike nisi në vitin 2016 dhe të parët që marrin certifikatën janë 158 individë që kanë ndjekur trajnimet dhe kanë plotësuar kushtet që përcaktojnë edhe aktet nënligjore.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.