Çfarë diskutohet sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak – Nga ulja e taksës për ndërtimin tek autobusët elektrikë
Këshilli Bashkiak i Tiranës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera pritet të miratojë një sërë vendimesh. Ndër to është edhe ulja e taksës për ndërtuesit nga 8 në 4 për qind, për ndërtimet në zonat me rëndësi strategjike për qytetin.
Një tjetër vendim i paralajmëruar në mbledhjen e mëparshme është edhe shtimi i autobusëve elektrikë , një projekt ambicioz për të cilin u kryen studimet dhe janë bërë tashmë porositë e para. Konkretisht vendimi i sotëm pritet që t’i japë dritën jeshile linjës së parë të autobusëve elektrikë, me një itinerar që do të kalojë nga Pallati me shigjeta – Sheshi Shqiponja – Stacioni i Trenit – Rruga e Dibrës – Porcelani.
Projekvendimet e tjera janë si në listën e mëposhtme:
1. P/Vendim “Mbi miratimin e planit të veprimit për zhvillimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian në Bashkinë Tiranë (2018- 2020)”.
2. P/Vendim “Për miratimin e listës përfituese dhe dhënien në përdorim të banesave të ndërtuara për strehimin e familjeve të komunitetit rom në Shkozë, nga zbatimi i projektit “New House- New Life: Rehabiliton of Roma Community Settlement””.
3. P/Vendim “Për miratimin e përdorimit të ambienteve të bibliotekave të lagjeve si qendra multifunksionale”.
4. P/Vendim “Për miratimin e përdorimit te palestrave të shkollave të arsimit 9 vjeçar dhe te mesem per zhvillimin e aktiviteteve sportive pas orarit mesimor dhe ne ditet e pushimit”.
5. P/Vendim “Dhënien e miratimit për blerjen e dy apartamenteve te ndodhur ne zonen kadastrale 8360, ne rrugen e Dibres, ne pronesi te familjes Kadare dhe familjes Agolli”.
6. P/Vendim “Për miratimin e familjeve përfituese dhe fondit nga programi i bllok- ndihmës ekonomike deri ne 6 përqind me fondet e buxhetit vendor për periudhen 1- 31 Dhjetor 2017”.
7. P/Vendim “Për miratimin e listës së pjesshme te inventarit te disa pasurive me aktivitet social, kulturor, ekonomik dhe arsimor qe jane nen juridiksionin territorial dhe administrativ te Bashkise Tirane dhe kerkeses per transferimin perfundimtar te tyre nga Keshilli i Ministrave”.
8. P/Vendim “Për disa shtesa dhe ndryshime nr.39, date 23.05.2016 te Keshillit Bashkiak “Per percaktimin e linjave te transportit qytetes dhe rrethqytetes te udhetareve ne Bashkine e Tiranes, mcnyren e organizimit te sherbimit dhe percaktimin e stacioneve te qendrimit te autobuseve te sherbimit ne keto linja””.
9. P/Vendim “Për miratimin e listes perfituese dhe dhenien ne perdorim te banesave per familjet e prekura nga “Projekti i rehabilitimit te lumit te Tiranes dhe brigjeve te tij dhe te gjitha punimet civile përkatese””.
10. P/Vendim “Për një shtesë në vendimin nr.59, datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar”.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.